
Klodian Duro është bërë një zë kritik për mënyrën e menaxhimit të klubeve shqiptare. Ish-futbollisti i Kombëtares, së fundmi bëri një deklaratë thumbuese pas emërimit të trajnerit serb, Veselinovic te Partizani, ku shprehej se ‘i vinte për të qeshur kur shihte emërimet e trajnerëve nga klubet shqiptare’.
Duke qendruar në të njëjtën tematikë, ai kthehet pas në sezonin 2015-2016 kur ishte trajner i Kukësit.
“Në të vetmin klub shqiptar/dardan që kam punuar si me qenë te Manchester City dhe ti je Guardiola edhe pse nuk kisha punuar asnjë ditë të vetme si trajner, qoftë edhe me ekipet e moshave ishe Kukësi në sezonin 2015-2016.
Sepse më besuan e dëgjuan deri në fund. E mora ekipin në javën e 8-të në vendin e 7-të në klasifikim nga trajneri brazilian Troisi dhe përfunduam kampionatin në vendin e 3-të në Europia League e fituam Kupën e Shqipërië për herë të parë në historinë e futbollit kuksian.
Punuam dhe fituam si profesionstë sepse secili bëri punën e vet. Sot Kukësi do të ishte superklub dhe do të luantë në grupet e Europës pas Skënderbeut që u bë 6-7 vite i dënuar dhe asnjë klub shqiptar tjetër nuk hyn dot”, shkruan Duro.
