Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Sylvinho e la jashtë Europianit, Myrto Uzuni kërkon “ndihmën” e Kozakut

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho e la jashtë Europianit, Myrto Uzuni kërkon
Myrto Uzuni - Kozak Braçi

Myrto Uzuni ka qenë një nga lojtarët më të përfolur gjatë 3 muajve të fundit. Sulmuesi nga Berati u la jashtë Europianit nga trajneri Sylvinho, dhe kjo bëri që rrjeti të “vërshonte”, me disa që ishin pro dhe të tjerë kundër.

Megjithatë, kjo histori është lënë pas dhe Myrto Uzuni duket më gati se kurrë për sezonin e ri. Bomberi është kthyer në imazhin e Granadas. Klubi spanjoll ka publikuar së fundmi një video prezantuese për sezonin e ri. Video nis pikërisht me Myrto Uzunin, duke bërë 29-vjeçarin kryesorin e ekipit.

Kjo video u “pushtua” nga shqiptarët, ku nuk ka munguar edhe suporti i TikTok-erit të famshëm në Shqipëri, Kozak Braçit. Kozaku ka shpërndarë videon e Granadas në “InstaStory”, ku shkruan: “Mega lluks, krejt komente flamura shqiptarë”, duke përkrahur kështu sulmuesin shqiptar.

Sylvinho e la jashtë Europianit, Myrto Uzuni kërkon
Postimi i bërë nga Kozaku në Instagram

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga