Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Sjellja arrogante, Agron Llakaj i kërkon falje publike Granit Xhakës

Shkruar nga NEWSPORT
Sjellja arrogante, Agron Llakaj i kërkon falje publike Granit Xhakës
Agron Llakaj - Granit Xhaka

Granit Xhaka ishte protagonist kryesor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Kosovë – Zvicër. Që prej startit të sfidës, deri në momentin që u zëvendësua, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për Zvicrën, u fërshëllye nga të pranishmit.

Ndërkohë që për këtë situatë, ka reaguar edhe aktori i njohur i humorit Agron Llakaj. Ky i fundit e ka cilësuar Granitin si krenari të kombit shqiptar, teksa ndër të tjera kërkon falje publike në emër të tifozëve, për sjelljen arrogante që treguan.

“Krenari e kombit tim, Granit Xhaka! N’a fal për çdo fërshëllimë dje... për ty veç lavdi”, ka shkruar Agron Llakaj në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me emojin e zemrës dhe shqiponjës.

Sjellja arrogante, Agron Llakaj i kërkon falje publike Granit Xhakës
 

 

Poll

Lexo gjithashtu