Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Si në 2014, kundër shkijeve për të festuar fitoren”, tifozët KUQ E ZI japin lajmin e MADH para duelit me Serbinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Si në 2014, kundër shkijeve për të festuar
Tifozet Kuqezi dhe Kombëtarja

Ditën e nesërme në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare luan një nga sfidat më të rëndësishme të saj ku do të përballet me Serbinë. Ndeshja nuk shihet vetëm si një përballje sportive por si një histori e vjetër “lufte”, pakënaqësish dhe konflikteve të vazhdueshme midis këtyre 2 shteteve.

Më mirë se të gjithë këtë e dinë “Tiifozat Kuqezi”,  të cilët duke mos patur mundësinë për të mbështetur skuadrën në Leskovac kanë treguar se mbështetja ndaj futbollistëve dhe ekipit nuk do të mungojë.

 “Ashtu si në vitin 2014, të shtunën mblidhemi tek "Sheshi Italia" ne Tiranë për të ndjekur së bashku ndeshjen kundër shkijeve, në një ekran të vendosur nga ne. Le të bashkohemi, të këndojmë me gjithë zemër dhe në fund të festojmë fitoren”, shkruhet në postimine tyre.

Kujtojmë se sfida me Serbinë do të luhet në Leskovac në orën 20:45 dhe është i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë në grup, teksa kanë grumbulluar 8 pikë pas 5 ndeshjesh.

Ndërkohë nga krahu tjetër Serbia na ndjek me 1 pikë më pak, por me serbën që kanë zhvilluar 1 ndeshje më pak se ekipi ynë. Anglia kryeson me 15 pikë në grupin K, me “Tre Luanët” që kanë arritur të koleksionojnë vetëm fitore në këtë kualifikuese.

Pas Serbisë në klasifikim ndodhet Letonia me 4 pikë, ndërsa mbyll renditjen Andorra me 0 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu