
Një nga legjendat e futbollit shqiptarë, Agustin Kola prej ditësh ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në rrjetet sociale dhe i uron shërim të shpejtë ish-lojtarit bardheblu.
“Federata Shqiptare e Futbollit i uron shërim të shpejtë ish-futbollistit legjendar të Kombëtares, Agustin Kola, i cili po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Forca Agustin, jemi të gjithë me ty!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
Kujtojmë se ish-futbollisti i njohur bardheblu po vuan aktualisht nga ulçerat në stomak, ku tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e Kolës aktualisht është stabile dhe ish-sulmuesi po i përgjigjet shumë mirë terapisë. Por do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera nën kujdesin e mjekëve në QSUT.
View this post on Instagram