Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Pësoi kolaps në fushën e lojës, Tirana reagon për humbjen e parakohshme të ish-futbollistit bardheblu (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Pësoi kolaps në fushën e lojës, Tirana reagon për
PAMJE NGA MOMENTI / KF TIRANA

Mladen Zizovic ndërroi jetë ditën e djeshme, duke tronditur botën e futbollit. 44-vjeçari ishte i njohur edhe për tifozët shqiptarë, pasi gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me Tiranën në sezonin 2010-2011, ku zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi një gol.

Për humbjen e tij të parakohshme ka reaguar edhe Tirana. Klubi bardheblu ka bërë një postim në “Insta-Story” ku ka vendosur foton e Zizovic.

Kujtojmë se 44-vjeçari pësoi një kolaps në minutën e 20-të të sfidës mes Mladost – Radnicki. U rrëzua papritur pranë pankinës së tij, duke shkaktuar panik në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe transportimit me urgjencë drejt spitalit, ai nuk mundi të shpëtonte humbi jetën pak minuta më vonë në spital.

Pësoi kolaps në fushën e lojës, Tirana reagon për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu