Sot, Shqipëria dhe shqiptarët kudo në botë festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kjo ditë e shënuar mbetet një nga gurët kilometrikë më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, një ditë që bashkon të gjitha trevat shqiptare në nderim, mirënjohje dhe krenari.
Në këtë ditë të rëndësishme tifozët e Kombëtares kanë bërë një urim special. “Tifozët Kuqezi” kanë uruar për Ditën e Flamurit, përvjetorin e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.
“Sot shënojmë Ditën e Flamurit, përvjetorin e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Adem Jasharit, një prej figurave më domethënëse të historisë sonë moderne. ????????
Kjo ditë na kujton rrugën e gjatë të lirisë, sakrificat e shumë gjeneratave dhe përgjegjësinë që kemi për të ruajtur vlerat dhe të ardhmen tonë të përbashkët.
Urime 28 Nëntori, dita që bashkon historinë, kujtesën dhe krenarinë tonë kombëtare. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, kanë shkruar tifozët kuqezi.
