Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ora me ÇMIME marramendëse për të gjithë shokët e ekipit, Cristiano Ronaldo surprizon edhe familjen e Diogo Jota-s

Shkruar nga NEWSPORT
Ora me ÇMIME marramendëse për të gjithë shokët e
Diogo Jota me Cristiano Ronaldon

Kombëtarja e Portugalisë, me në qendër legjendën e saj, Cristiano Ronaldon po e shijon lavdinë e paraqitjeve perfekte gjatë kampionatit. Është pikërisht sulmuesi i cili nuk ka kursyer as dhuratat për shokët e skuadrës së tij.

Ylli portugez, Ronaldo ka bërë një gjest të veçantë duke blerë nga një orë të personalizuar për secilin nga lojtarët. Përpos faktit se ai është kujdesur që çdo orë të jetë unike, edhe çmimi i tyre është marramendës. Sipas raportimeve, orat lukzose të cilat janë përzgjedhur kushtojnë mes 280,000 dhe 400,000 dollarë secila.

Kryefjala e Al Nassr ka bërë edhe një gjest fisnik, për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës, ai i ka dërguar një orë të tillë edhe për familjen e sulmuesit. I cili në më pak se një muaj më parë humbi jetën në një aksident tragjik. I ndjeri ka qenë pjesë e skuadrës së Portugalisë gjithashtu.

Emri i Cristiano Ronaldos është i lakuar për zemërgjerësinë e tij, pasi edhe më herët nuk ka kursyer për të surprizuar futbollistët dhe stafin e klubeve ku luante. Rikujtojmë këtu edhe orat “Rolex” për lojtarët e Juventusit, apo dhuratat teknologjike dikur për Real Madrid.  

Poll

Lexo gjithashtu