Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Lojtari i Tiranës ndihmohet nga zyrtari i Partizanit, shtatlarti i njohur bardheblu ia thotë hapur: S'të jap kokërr leku po fituam ne nesër

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Tiranës ndihmohet nga zyrtari i Partizanit, shtatlarti i njohur
Ilustrim / Redi Vogli

Basketbollisti i Tiranës, Redi Vogli njihet gjerësisht si një “bardheblu” jo vetëm nga fanela, por edhe me zemër. Së fundmi, shtatlarti po kujdeset intensivisht për gjendjen e tij fizike.

Pikërisht që ai të arrijë formën optimale sa më shpejt, i ka ardhur në ndihmë fizioterapisti i Partizanit, Ergys Rexha. Në një foto të publikuar nga Redi Vogli, vetë ai shihet duke bërë ushtrime.

Krah fotos së publikuar, basketbollisti i Tiranës nuk lë pa “thumbuar” para derbit, duke iu drejtuar pikërisht fizioterapistit Rexha.

“Nesër ta fal barazimin, po fituam s’të jap asnjë kokërr leku”, shkruan Vogli para derbit Tirana – Partizani.

Kujtojmë që supersfida e kryeqytetit do të luhet nesër (të dielën) në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Superiores, nis në orën 19:00.

Lojtari i Tiranës ndihmohet nga zyrtari i Partizanit, shtatlarti i njohur
Story i Redi Voglit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga