Një figurë e shquar në futbollin anglez, ish-futbollist i kombëtares dhe i Chelsea-t e City-t është në bisedime me një klub britanik për t’u rikthyer në rolin e teknikut, një karrierë e re e nisur prej tij pas përfundimit të karrierës.
Bëhet fjalë për Frank Lampard që pothuajse të gjithë e njohin. 46 vjeçari po lakohet se mund të rikthehet të drejtojë një ekip pas eksperiencave të mëparshme me “Blutë e Londrës” dhe me Everton. Pronari i Coventry City sheh ish-mesfushorin si opsionin e duhur për pankinën e skuadrës.
Përvoja e Lampard është një aset i mirë për t’u përzgjedhur në ligat më inferiore të ishullit. Aventura te Derby është një faktor plus për pozicionin vakant. Shumë tifozë dhe lojtarë nuk janë të kënaqur me shkarkimin e shefit të vjetër, por ardhjen e legjendës së futbollit britanik e cilësojnë si një “ogur” të mirë.