
Orges Shehi, ish-trajner i Tiranës
Orges Shehi, ish-trajner i Tiranës shpreh se Shkëmbi nuk duhej larguar. Ai beson se Bledit i duhej dhënë pak më shumë kohë. Gjithashtu, Shehi e sheh si të gabuar strategjinë e Tiranës, e cila ka ndërruar shumë lojtarë.
“Patjetër që Tirana do t’a kishte të vështirë. Ka ndërruar të gjithë lojtarët. Vetëm Përgjoni ka ngelur. Duhet pak kohë të mësohen, por në klube si Tirana apo Partizani nuk presin.
Shkëmbi duhet të kishte ndejtur dhe pak kohë . Magani është i favorizuar se ka qenë një herë aty. Vështirësitë rrugës janë të shumta. Tifozë jo, stadium jo dhe kështu Tirana tjetërsohet.”, u shpreh Shehi.
Poll