Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ish-presidenti i klubit të Partizani bën akuzën e fortë për Berishën: Ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz, i kam dëgjuar vetë

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-presidenti i klubit të Partizani bën akuzën e fortë
Sali Berisha, Paro Laci

Ish-Presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi ka bërë një akuzë tepër të fortë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai është shprehur se Sali Berisha ka dhunë urdhër për të vrarë njerëz në 1997, e që këto urdhëra i ka dëgjuar vetë.

Laçi është shprehur i sigurt për akuzat që ka bërë në ekran, duke thënë se është i gatshëm të “hapë letart” nëse i kërkohet.

“Unë për veten jam në një proces në Strasburg dhe unë dëmshpërblim do ta kërkoj nga pala italiane, sepse drejtësinë time do ta kërkoj nëpërmjet një procesi të drejtë, duke pasur shpresë, që mos të ketë bërryla nga Berisha, që tashmë nuk është i fuqishëm, sepse unë kam pasur bërryla edhe në burgun që kam bërë në Itali dhe dëmshpërblimin do ta marrë nga taksapaguesit italianë, sepse burgun e kam bërë në Itali dhe shpresoj që të gjithë të dëmtuarit e tjerë të dëmshpërblehen në një formë ose në një tjetër, qoftë edhe me një falje publike, nga një person i lartë politik që ta deklarojë që “Berisha ka gabuar dhe se Berisha ka qenë vërtet një kriminel”, sepse mos të kalojmë më gjatë, sepse ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz dhe këto urdhra i kam dëgjuar me veshët e mi duke filluar te” Grupi i Zjarrit” në 1997, por po të duan nga SPAK, nëse kanë dëshirë të hapim të gjithë letrat, sepse unë di shumë gjëra.

Jam një ndër ata që më është dhënë urdhër…jam një ndër ata që më është dhënë urdhër kur kemi shkuar ne Qafë të Koshovicës, që na ka thënë Berisha me gojën e vet “nëse do shihni dy njerëz, një të armatosur, vritini të dy”. Janë shumë të rënda këto për t’i thënë në televizor. Shumë prej gazetarëve jeni rrahur. Nga kush janë rrahur, nga një dorë që u niste nga Berisha. Jam një ndër ata që e dinë të gjithë Shqipërinë, kam qenë në poste drejtuese kur na jepte urdhra Berisha. Unë jam një viktimë e tij. Ne kemi qenë disa njerëz që besonim se Berisha nuk është hajdut, nuk është kriminel dhe të gjitha këto kanë dalë të kundërta”, tha ai për “Real Story” në “Abc News”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga