Partizani nuk ia doli të shpallej kampion i Superiores për herë të dytë rradhazi teksa u mposht nga Egnatia në finalen e madhe. Të kuqtë dorëzojnë fronin dhe duhet të mjaftohen me vendin e dytë të Superiores.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ish-drejtori i të kuqve, Elton Marini ka ironizuar në Facebook duke postuar një foto të tijën me Giovanni Colellan. Dyshja ishte në drejtim të ‘Demave’ sezonin e fundit ku u shpallën edhe kampion e më pas u larguan nga klubi duke u zëvëndësuar nga Arbër Abilaliaj e Orges Shehi.
Reagimi i Marinit me sa duket i ka pëlqyer edhe ish-kapitenit Eneo Bitri i cili nuk ka nguruar t’i lëshojë një ‘Like’ nga faqja e tij. A i bashkohet Bitri Marinit në ironinë ndaj dyshes drejtuese aktuale të të kuqve? Veprimi i mbrojtësit flet qartë...