Arvjo Fishta
Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Shkodër, ku 38-vjeçari Arvjo Fishta humbi jetën teksa ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte duke punuar.
Në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, 38 vjeçari ishte duke riparuar një kabllo interneti dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë është publikuar foto e 38-vjeçarit.
Arvjo Fishta është babai i dy fëmijëve të mitur, teksa në rrjetet sociale të tij, nuk kanë munguar fotot familjare.
Po ashtu bëhet me dije se Arvjo Fishta është edhe ish-futbollist. Ai ka luajt portier në Kategorinë Superiore me Laçin në sezonin 2004-2005, ndërsa më pas është larguar nga futbolli profesionist.
Arvjo Fishta
Poll
