Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

HISTORIA PERLË E KOMBËTARES/ Si Igli Tare i dha Alban Bushit aspirinë para ndeshjes, sulmuesi priste të shpërthente në fushë, por këmbët s’iu “përgjigjen”

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIA PERLË E KOMBËTARES/ Si Igli Tare i dha Alban Bushit
Alban Bushi - Igli Tare

Futbollistët kanë shumë histori gazmore për të treguar. Igli Tare ka treguar njërën prej tyre në kohën kur luante së bashku me Alban Bushin te kuqezinjtë. Në emisionin “Kampionët” në TV Klan, Tare tregoi një histori mjaft interesante dhe shumë humoristike, e cila ka shkaktuar shumë të qeshura.

Trajneri i kombëtares U-21 kërkonte të bënte gola dhe kishte “zili” Taren për paraqitjet e tij dhe para një sfide i kërkoi ndihmë. Tare shfrytëzoi mundësinë dhe e “mashtroi” me aspirinë, pasi këmbët nuk i përgjigjeshin në fushën e lojës.

Bushi ka bërë 14 gola me Kombëtaren, ku 13 i ka bërë në ndeshje miqësore. (QESH). Marina thuaji pak Bushit të tregojë historinë me aspirinat, këmbëgnul ta thotë”, theksoi fillimisht Tare, i cili më pas nisi të tregojë historinë:

“Bushi vinte të më shikonte në stërvitje dhe më thoshte mua “Sa në formë je mor, ça bën, mos merr noj gjë kshu?”.  I them unë “Jo ça marr, vetëm stërvitje bëj”. Më thotë “Jo, jo ti merr diçka, s’ka mundësi”.

Unë i them mjekut të kombëtares, e jep 4 aspirina. I marr aspirinat dhe shkoj tek Bushi e i them “ Merri këto dhe mbaji me vete, kur të shkojmë te ndeshja do ta pish 20 minuta para se të fillojë sfida dhe do të japë efektin”.

Vjen Bushi tek unë dhe më rrotullohet dhe më thot mua “Po ti do ta pish”, i them unë “Po edhe unë do e pi”. Pije iher ta shikoj më thotë dhe unë e marr e pi aspirinën. I mori pastaj 2 aspirinat me vetë dhe i them unë që mos t’i pijë njëherësh se të japin efektin e fortë. Jo jo vetëm njërën do pi më thotë.

Filloi ndeshja me Norvegjinë, temperaturat ishin 40 gradë. Unë bëj gol nga goditja e dënimit. Vjen Bushi e më thërret “O Iglo çfarë më ke dhënë mor burrë se jam i mbaruar fare”. Kur mbaroj pjesa e parë erdhi tek unë dhe më tha “Ça me kë bërë, më duket ma fute këtë herë. Për vetë e bërë golin”. I them unë “Jo ,jo do ta japë efektin në pjesën e dytë”.

Më tha “Po si ta jep efektin?”. I thash “Dil te fusha futja një sprint dhe do ta shikosh”. Kur ne lojtarët pastaj dalim në fushë, unë shikoj që Bushi ia fut sprintit. Sa fillon loja merr topin dhe nis të driblojë. Gjuan nga  40 metra dhe bën gol.

Më thotë mua “O Iglo, o Iglo. Më erdhi, më erdhi”. Kur mbaroj ndeshja erdhi përsëri e më tha “Çfarë ishte kjo që me dhe se qenka bomb fare”. I thash doktorit hajde këtu dhe tregojë çik Albanit se çfarë ka pirë sot. Kjo ishte historia jonë me aspirinat”, përfundoi Tare, teksa të ftuarit në studio “mbajnë” barkun me duar nga të qeshurat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga