Ish-presidenti i klubit turk të Angaragucu, Faruk Koca është dënuar me 3 vite e 7 muaj burg. Shkak për këtë është bërë dhuna fizike ndaj gjyqtarit të Superligës turke në dhjetorin e vitit të kaluar.
Në sezonin e shkuar, Ankaragucu ishte pjesë e Superligës turke dhe pas ndeshjes me Rizespor, ish-presidenti Koca u fut në fushën e lojës. Ai goditi me grushte arbitrin e ndeshjes Halil Umut Meler.
Madje, pas goditjes së ish-presidentin në fushë u futën dhe tifozë të tjerë duke sulmuar arbitrin e shtrirë në tokë. Pas këtij incidenti Koca u gjobit me 53 mijë euro dhe ekipi i Ankaragucu luajti 5 ndeshje pa spektatorë.
Kujtojmë që kjo ndikoi shumë dhe në ecurinë e ekipit, pasi Ankaragucu ra në Ligën e Parë turke. Tashmë militon aty dhe ka objektiv rikthimin në Superligë.