Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Futbollist që kishte fituar zemrat e tifozëve të Lushnjës, Tomorit dhe Laçit”, Armand Duka reagon për ndarjen nga jeta të Altin Çukos

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbollist që kishte fituar zemrat e tifozëve të
Armand Duka - Altin Çuko

Futbolli shqiptar mori ditën e sotme një lajm mjaft të trishtë për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit lushnjar, Altin Çuko. Hemorragjia cerebrale i mori jetën ish-sulmuesit në moshën 50-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Në lidhje me vdekjen e ish-futbollistit, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti Duka bashkohet me dhimbjen e vdekjes së Çukos, teksa shton se ai ishte një futbollist që kishte fituar zemrat e tifozëve të Lushnjës, Tomorit dhe Laçit.

"Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Altin Çuko! Golashënues i kampionatit tonë të futbollit në vitin 1996, një futbollist që kishte fituar zemrat e tifozëve të Lushnjës, Tomorit dhe Laçit. Në emër të Federatës së Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe!
Prehu në paqe Altin Çuko!", shkruan Armand Duka.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga