Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTOLAJM/ Trajneri i Dinamos surprizon Luisin në spital, djaloshi që i rezistoi 4 thikave në trup bëhet "gati" për Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Trajneri i Dinamos surprizon Luisin në spital, djaloshi që i
Luisi

Trajneri i Dinamos së moshave, Engert Bakalli ka vizituar djaloshin e plagosur në krimin makabër të vrasjes së Martin canit. Luisi i vogël është surprizuar nga tekniku i vetë në dhomat e spitalit, ku po rikuperohet nga plagët e marra.

Djaloshi i mbijetoi 4 herë thikës, jo pak për një njeri të rritur e jo më për një djal si Luisi në moshë rinore. Ktregon shumë për forcën, vendosmërinë e karakterin e tij. Këto lidhen pa dyshim edhe me sportin.

I plagosuri shquhet si talent dhe ka shumë potencial. Kujtojmë që 1 ditë para ndodhisë së trishtë që pushtojë çdo studio televizive, Luisi kishte shënuar 2 herë me dinamovitët U-15.

Në foto ai shihet i lumtur që i shpëtoi tragjedisë, por më shumë në sy të bie fakti se çfarë mban veshur. Ënddra e madhe e Kombëtares, bluzë që Luisi nuk e heq as kur lufton me vdekjen, 1 ditë mund të bëhet realitet.

Djaloshi ka karakter ‘luftëtari’ dhe në sport e ka demonstruar gjithnjë. Ai ka zgjedhur këtë rrugë në jetë, të mos heqë dorë pavarësisht se çfarë ndodh. Do të ishte një histori përrallash nëse një moment do të arrinim të shihnim se ku ku e dërgojë vullneti, këmbëngulja, patërheqshmëria këtë çcun të vogël që ‘u therrë’, por që vetëm futbolli mund t’ia mbyllë plagët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga