Rey Manaj
“Heroi” i fitores ndaj Serbisë, Rey Manaj është rikthyer në qytetin e tij Lushnje. Motivi është i thjeshtë, takimi me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa.
Përmes një “story” në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares gjendet pranë kryetares Sefa, ndërsa nuk kanë munguar disa rreshta respekti dhe mirënjohje ndaj saj.
“Sot pata kënaqësinë të takoj kryetaren e bashkisë së Lushnjes, Eriseldën. Një grua e përkushtuar, profesionale, dhe plot vizion për qytetin tonë.
Më frymëzoi energjia e saj pozitive dhe dëshira e saj e palodhur për ta bërë Lushnjen një vend edhe më të mirë për të gjithë lushjnarët. Respekt dhe mirënjohje për punën që bën çdo ditë”, shkruajti Rey Manaj.
"Story" i Rey Manaj në "Instagram"
Poll
