Rey Manaj është padiksutim “heroi” i Shqipërisë. Sulmuesi lushnjar ngriti “peshë” zemrat e shqiptarëve me golin në Leskovc në fitoren 1-0 që Kombëtarja shqiptare mori ndaj serbisë.
E padiksutim që fanella e Manajt është një nga më të dëshiruarat nga të gjithë. Fatlumi është një djalosh i vogël, i cili është mjaft i talentuar në futboll dhe ky pritet që në të ardhmen të jetë mjaft protagonist.
Bëhet fjalë për Luan Hasani, i cili është vetëm 3 vjeç dhe pasioni i tij për futbollin është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht moshës së vogël, veprimet me topin do t’i kishin zili edhe “yjet” botërorë.
Dhe pikërisht 3-vjeçari ka fatin të ketë fanellën e Manajt, ku sulmuesi së bashku me zyrtarin e FSHF-së, Fatjon Kodrën ia kanë dhuruar, duke e gëzuar padiksutim jashtë mase.
View this post on Instagram
