
Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme në Kategorinë e Parë. Korçarët mposhtën minimalisht Lacin në shtëpi rivalin kryesorë për ngjitjen në Superiore
Pas 5 javësh kampionat, ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka vazhdon të kryesorë i shkëputur nga ndjekësit, teksa kanë grumbulluar 13 pikë. Fitorja ndaj Laçit padiksutim është festuar gjatë, teksa ka ngjallur te tifozët optimizëm.
Siç duket, Gjoka është në rrugën e duhur dhe timonieri i korçarëve ka padiksutim edhe mbështetjen e familjarëve. Vajza e tij, Dea ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se Skënderbeu duhet të kthehet aty ku i takon.
Një mesazh që babai i saj, Ernesti e ka ripostuar, duke riktheksuar akoma më shumë se qëllimi kryesorë në këtë sezon do të jetë titulli kampion në Kategorinë e Parë dhe rikthimi në elitë.
“Ta sjellim FK Skenderbeu aty ku i takon”, shkruhet në postim.
