
Redon Xhixha
Redon Xhixha është futbollisti më i kërkuar nga ekipet e Superiores. Partizani është skuadra e cila pret që ta rikthejë sulmuesin në kryeqytet, por këtë herë për ngjyrat e kuqe.
E ndërsa ndodhet në “vorbullën” e merkatos, Xhixha po kalon kohë me të dashurën e tij. E sotmja është shumë e veçantë, pasi vajza që i ka “vjedhur” zemrën ka ditëlindjen.
Ish-i i Tiranës nuk është kursyer aspak, teksa ka bërë një urim publik për të dashurën e tij. “gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkuar Xhixha në foton e postuar në “Insta-Story”.

Poll