
Myrto Uzuni
Granada barazoi në ndeshjen e fundit në LaLiga2 përballë Cadiz në shtëpi. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin e barabartë pa gola, 0-0.
Një sfidë e veçantë për Myrto Uzunin, i cili takoi ish-trajnerin e tij, Paco Lopez, me këtë të fundit që tashmë drejton Cadiz. Pikërisht për ish-trajnerin e tij, sulmuesi shqiptar ka kushtuar një dedikim të veçantë.
“Një trajner i madh dhe person i mrekullueshëm. I lumtur që ju takoj përsëri, faleminderit për gjithçka Paco Lopez!”, shkruan Uzuni krah videos ku shfaqet me ish-trajnerin e tij.
Poll