Skender Gega - Sokol Haxhia
Sot është një ditë e veçantë për Skënder Gegën. Ish-trajneri i të kuqve feston ditëlindjen, teksa ka mbushur 62 vjeç.
Urimet për të janë të shumta në këtë ditë speciale dhe të rëndësishme për tropojanin. Një prej tyre ka ardhur edhe nga Sokol Haxhia, ish-drejtori teknik i Partizanit.
Ky i fundit i ka uruar Gegës gëzuar ditëlindjen, ndërsa shkruan se ishte nder për të që kanë punuar së bashku. Gjithashtu në shkruar se është një profesionist ekzemplarë dhe që e duan shumë tifozët e kuq.
“Gëzuar ditëlindjen Skënder Gega. Jam i nderuar që punova me ty, profesionist ekzemplar, shok i sinqertë dhe idhull i shumë sportdashësve të kuq. Edhe 100 vjec fratello”, ka shkruar Haxhia.
Poll
