Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto dhe video gjatë varrimit të vëllait të Gjestit, reagon ashpër moderatorja: Vdes fëmija, burra të rritur kanë hall të bëjnë paparazzin!

Shkruar nga NEWSPORT
Foto dhe video gjatë varrimit të vëllait të Gjestit, reagon
Fotomontazh/ Moderatorja, Vjosana Nozllaku - Gjesti dhe vëllai i tij

Ndarja nga jeta e vëllait të këngëtarit Gjesti, ka sjellë reagim të gjerë në rrjet. Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dje në Pejë.

Ndërkohë që në shumë raste, disa të pranishëm janë parë të filmojnë momente nga ceremonia mortore. Kjo ka sjellë irritim të madh tek gazetarja sportive, Vjosana Nozllaku.

Me anë të një “InstaStory”, Vjosana ka reaguar ashpër, teksa ka shpërndarë një foto ku burra në moshë të rritur shihen me telefona në duar, teksa Gjesti dhe Egli përqafohen.

“Vdes fëmija dhe burra të rritur kanë hall të bëjnë paparazzin. Shoqëria njerëzore është e pashpresë përfundmisht”, shkruan moderatorja në “Instagram”.

Foto dhe video gjatë varrimit të vëllait të Gjestit, reagon
"InstaStory" i Vjosana Nozllakut

 

Poll

Lexo gjithashtu