Skerdi Bejzade - Edmond Dosti
Jemi zyrtarisht në javën e derbit të madh të kryeqytetit. Saktësisht 7 ditë para se ekipet të zbresin në fushë për të “luftuar’ mes tyre për fitoren, e cila vlen për prestigj dhe krenari.
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është programuar të zhvillohet më 7 dhjetor në orën 18:00 në “Air Albania”. Dhe pikërisht përpara këtij dueli, dy ish-futbollistë të kuq janë bërë bashkë.
Sot është një ditë e veçantë për njërin prej tyre. Skerdi Bejzade feston ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale për të urimet janë të shumta. Edmond Dosti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar “Gëzuar ditëlindjen”, postim ky që ka marrë edhe pëlqimin e Bejzades.
Poll
