
Armando Broja dhe Taulant Balla
Armando Broja ndodhet në Shqipëri, teksa ka ardhur në atdhe për të ndjekur nga afër sfidën e mbrëmjes së sotme që Kombëtarja do të luajë kundër Gjeorgjisë në “Air Albania”.
Gjithashtu, sot është një ditë e veçantë për të, pasi Broja feston ditëlindjen e tij të 23-të. Urimet nuk munguan nga Federata Shqiptare e Futbollit apo Armand Duka, teksa yllin kuqezi e ka uruar edhe Taulant Balla.
Që në kohën kur ishte ministër i brendshëm, Balla u afrua shumë më futbollin, duke mos humbur edhe miqësitë e krijuara.
“Gëzuar ditëlindjen Armando Broja”, shkruan Balla në rrjetet sociale, krah futbollistit duke drekuar në një nga restorantet e kryeqytetit.
Poll