Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Festë e madhe në familjen e Xhakës, emocionon me mesazhin babai i Granitit (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Festë e madhe në familjen e Xhakës, emocionon me mesazhin babai i
Graniti dhe Taulanti me prinderit e tyre

Në familjen e Xhakës sot është një ditë mjaft e veçantë dhe shumë e rëndësishme. Ragip Xhaka ka bërë një postim në rrjetet sociale ku uron njërin prej djemve në ditën e lindjes së tij.

Saktësisht Granitin. Ky i fundit ditën e sotme feston 33-vjetorin e tij të lindjes dhe urimet për të janë të shumta. Babi i tij ka emocionuar të gjithë me mesazhin për të birin.

“Urime Ditëlindjen, Granit – biri ynë i dashur!

Në këtë ditë të veçantë, duam të të urojmë me gjithë zemër:

Gëzuar ditëlindjen!

Jemi të bekuar që të kemi jo vetëm si djalë, por edhe si shembull force, përkushtimi dhe zemre të madhe.

Si prindër dhe si familje, ndjejmë krenarinë më të madhe kur të shohim jo vetëm si sportist në fushë, por si njeri të vërtetë, të thjeshtë dhe me vlera të forta – ashtu siç të kemi rritur.

Çdo arritje e jotja është një dritë për ne.

Çdo sukses që arrin, na mbush zemrën me mall e krenari.

Ti je frymëzim për të gjithë ne dhe për shumë të tjerë që ndjekin ëndrrat e tyre.

Urojmë që Zoti të të bekojë gjithmonë me shëndet, dashuri dhe suksese të reja, në çdo hap të jetës.

Me shumë dashuri dhe krenari të pafund,

Babai yt dhe gjithë Familja Xhaka”, ka shkruar Ragipi.

Poll

Lexo gjithashtu