
Emocionet e derbit kanë nisur të “kaplojnë” kryeqytetin. Një nga sfidat më të rëndësishme do të luhet ditën e premte në “Air Albania”. Në orën 19:00, Partizani do të përballet me Tiranën, në një sfidë e cila mbërthen tifozët.
Spektakël pritet si në fushë edhe në tribuna, por kjo ndeshje derbi duket se ka nisur para kohe. Besoj të gjithë i mbajmë mend Skerdi Bejzaden dhe Saimir Patushin, të cilët kohë më parë kanë luajtur me ekipet e kreyqytetit, sigurisht si kundërshtarë me njëri-tjetrin.
Mjafton të kujtojmë shprehjen e famshme të Patushit, i cili në një derbi ku Tirana triumfonte përballë Partizanit dëgjohej të thoshte “Ik, ik, ik”, ku iu drejtohej lojtarëve të rivakëve.
Por duket se e shkuara është harruar nga Bejzade, i cili ditën e sotme ka vendosur të urojë publikish legjendën e bardhebluve. Ish-futbollisti i kuq në një postim në rrjetet sociale i uron Patushit të bëhet edhe 100-vjeç, postim ky që vjen vetëm 5 ditë para derbit të kreyqytetit mes dy ekipeve rivale.
Por nga ana tjetër tregon një gjest fisnik dhe shumë bujar duke na treguar kështu se gjithçka i takon fushës së blertë dhe rivaliteti mbyllet aty.
