Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Do më mungosh”, Anisa mëson lajmin TRAGJIK pas daljes nga Big Brother Vip, dedikim special për futbollistin që u nda nga jeta

Shkruar nga NEWSPORT
“Do më mungosh”, Anisa mëson lajmin TRAGJIK pas daljes nga
Erjon Morina dhe Anisa Veseli

Rrugëtimi i Anisa Veselit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova përfundoi dy ditë më parë. Në një televotim “kokë më kokë” me Gjestin, shikuesit vendosën që ajo që duhet të dilte nga shtëpia më e famshme në Kosovë të ishte pikërisht Anisa.

E pas daljes nga “Big Brother Vip Kosova”, ajo është përballur jashtë me një lajm të trishtë. Anisa ka kuptuar se shoku i saj, futbollisti Erjon Morina ka ndërruar jetë.

“Do të më mungosh shoku im, shpirti yt në paqe, ke qenë një super djalë do të na mungosh shumë Erjon Morina”, shkruan ajo.

Erjon Morina u nda nga jeta më 12 dhjetor. Ai nuk arriti që të fitonte “luftën”  për jetën, pasi sulmi në zemër që pësoi në muajin tetor rezultoi fatal për të.

Lajmin për ndarjen e parakohshme e bëri të ditur babai i tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ati dha lajmin e kobshëm.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.

“Do më mungosh”, Anisa mëson lajmin TRAGJIK pas daljes nga
Postimi i Anisa Veselit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga