Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Deklaratë e BUJSHME e Lorenc Jeminit: Nëse mposhtin Serbinë, do zhvishem live

Shkruar nga NEWSPORT
Deklaratë e BUJSHME e Lorenc Jeminit: Nëse mposhtin Serbinë, do
Lorenc Jemini

Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës të shtunën në mbrëmje ku do të përballet me Serbinë në transfertë. Një sfidë kjo që mund të vendosë fatet për kualifikimin në Botëror.

Si çdo tifoz shqiptar, edhe Lorenc Jemini ka shprehur dëshirën e tij të madhe që kuqezinjtë të mposhtin serbët. Ish-arbitri ka dhënë një deklaratë të bujshme i ftuar në “Shqipëria Live” që drejtohet nga Sidorela Gjoni.

Jemini ka thënë se në rast se Shqipëria mund Serbinë me shifrat 0-1, do zhvishet live nga mesi e lart.

“Shpresoj të jetë dita jonë më e mirë, flas e ekipit. Rezultati dua të dalë 0-1 jo më shumë, shumë e vështirë është, por tani po flas si tifoz. Dua të dalë 0-1 dhe nëqoftëse del kështu nuk e di, do zhvishen në studio atje te “PASO” nga mesi e lart”, u shpreh Jemini.

Poll

Lexo gjithashtu