Armando Broja
Xhevahir Broja, babai i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Brojës, ka bërë një reagim të veçantë në “Facebook”. Ai ka rishpërndarë një nga golat e të birit.
Jo një nga golat e shënuar së fundmi, por kur ishte pjesë e Chelsea. Ky gol daton me vitin 2017, kur sulmuesi që tashmë luan me Burnley, ishte pjesë e akademisë së “Bluve të Londrës”.
Babai i tij, Xhevahiri, duket ta ketë mendjen akoma te skuadra londineze. Kujtojmë se Broja u shit përfundimisht nga Chelsea te Burnley, për 20 milionë euro, në verën që lamë pas.
Postimi i babait të Armando Brojës
Poll
