Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Adrian Bajrami me “dy fytyra”, harron tradhtinë e tij dhe i del në mbrojtje Granit Xhakës pas incidentit me tifozët shqiptarë

Shkruar nga NEWSPORT
Adrian Bajrami me “dy fytyra”, harron tradhtinë e tij dhe i del
Granit Xhaka dhe Adrian Bajrami

Kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka i ka ndodhur një precedentë aspak i hijshëm në ndeshjen ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026".

Gjatë çdo prekje me topin, mesfushori me origjinë shqiptare fërshëllehej nga tifozët në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”. Aq sa detyroi 33-vjeçarin pas ndeshjes të kishte një diskutim të “nxehtë” me kryetifozin e “Dardanëve”, me qëllim zbulimin e arsyejes se nga “buronte” ky mllef.

Xhaka është përpjekur ta hedh pas krahëve incidentin në fjalë dhe të fokusohet te arritja me kombëtaen e Zvicrës, sigurimin e “biletës” për në Kupën e Botës.

Në postimin e fundit të Granit Xhakës ka komentuar edhe Adrian Bajrami, me emojin e kurorës dhe zemrës. Mbrojtësi ka marrë “damkën” e tradhtarit nga tifozët tanë, pasi vendosi para pak muajësh të braktis Shqipërinë për “helvetët”.

Adrian Bajrami me “dy fytyra”, harron tradhtinë e tij dhe i del
Reagimi i Adrian Bajramit

 

Poll

Lexo gjithashtu