Eva Murati është një nga moderatoret sportive në vendin tonë, e cila vijon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve rozë. Fillimisht ajo u përfol gjatë për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genar. Por, prej kohësh bukuroshja ka deklaruar se është "single". Së fundmi ajo ka bërë një koment në "Instagram"-in e njërit prej aktorit më të njohur turk, Can Yaman.
Bukuroshja seksi s'i ka kursyer komplimentat për të teksa i tërheq vëmendjen duke i treguar se është "zjarr". Ndërkohë edhe aktori turk i është përgjigjur duke shkruar: "Faleminderit yll". Një miqësi mes tyre apo diçka më shumë? Koha do ta tregojë, fakt mbetet që Eva ka shumë ndjekës nga Turqia.

Poll