Jemi ende me emocionet e kualifikimit të kombëtares shqiptare në Euro 2024. Mbrëmja e djeshme ishte një festë e vërtetë për të gjithë, teksa rrugët oshëtinin nga brohoritmat e tifozëve.
Por nuk ndalet me kaq. Ditën e sotme do të jetë radha e Shpresave për të zbritur në fushën e lojës dhe për të kërkuar 3 pikët. Skuadra U-21 do të luajë në orën 15:00 ndaj Malit të Zi, ku do të kërkojnë fitoren.
Kjo sfidë është e vlefshme oër kualifikueset e Europianit “Sllovaki 2025”. Djemtë e Bushit synojnë të bvëjnë autokritikën për atë humbje turpëruese 5-0 ndaj Rumanisë pak ditë më parë.
Poll