
Etrit Berisha po kalon një formë të mrekullueshme dhe këtë e ka treguar në ndeshjet e tij me skuadrën e Atalantës.
Portieri kuqezi ishte i ftuar ditën e djeshme në dyqanin zyrtar të klubit italian, ku nuk ka ngurruar të analizojë edhe gjendjen e ekipit. Gëzimi i portierit tanë është i ligjshëm teksa nuk e fsheh duke u shprehur për "Atalantacalcio":
"Është argëtuese të jesh këtu, pasi ka shumë tifozë që vijnë për ne dhe shpresoj të argëtohen. Të shtunën e kaluar nuk ka shkuar mirë, pasi mund të merrnim diçka më shumë me Milanin.
Ishte sfidë e përbërë nga gabime, por gjithsesi ka kaluar dhe do të fokusohemi të shkojmë aty ku e meritojmë. Jemi përballur me të gjitha ekipet deri tani dhe kemi bërë lojë të mirë. Kemi treguar se mund të kemi këdo përballë. Mundësitë janë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe të argëtohemi si ne, ashtu edhe tifozeria", ka përfunduar ai.