
Sadio Mane pa frikë mund të kosiderohet një “dështim” në “Allianz Stadium”. Sulmuesi nuk ka mundur të ambientohet siç duhet te Bayern, teksa fati i keq e ka ndjekur edhe me dëmtimet.
Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pas humbjes në çerekfinale ndaj Manchester Cityt, ish-lojtari i Liverpool goditi me grush shokun e skuadrës Leroy Sane, pas një konflikti në dhomat e zhveshjes.
Me ardhmjes e Thomas Tuchel duket se minutat e Manes në Bavari janë të limituara. Ish-timonieri i Chelsea nuk e preferon sulmuesin senegalez, ndërsa nuk e ka në plane për të ardhmen në “Allianz Arena”.
“Me sa kam dëgjuar, Bayern do të bëjë gjithçka që është e mundur për të hequr qafe Sadio Mane në verë. Thomas Tuchel nuk ka plane për Mane, pasi lojtari nuk përshtatet në sistemin e tij. Ky është informacioni im. Brenda klubit, Mane është shumë kritik.
Transferimi i Manes konsiderohet si një gabim, sidomos duke pasur parasysh pagën e tij prej më shumë se 20 milionë euro në vit”, ka deklaruar Florian Plettenberg i “Sky Sport Deutschland”.