Roma dhe Granit Xhaka duket se nuk kanë gjetur marrëveshje për kalimin e shqiptarit nga Anglia në Serie A. Mesfushori i Arsenal pritet të rinovojë për katër vite me Topçinjtë, duke përfituar rritje të ndjeshme në pagë.
Edhe pse Mourinho e ka kërkuar personalisht te Roma, duket se për Xhakën nuk do ketë Serie A. Kaq ka mjaftuar që në drejtim të Mourinhos të vijnë edhe propozime konkrete. Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka treguar se danezi që dorianët kanë në ekip, Mikkel Damsgaard është më i talentuar dhe pret një telefonatë.
"Damsgaard është mesfushori që i nevojitet. Nëse më telefonojnë, do të bëjmë një marrëveshje. Damsgaard është më i fortë se Xhaka", tha Ferrero.

Poll