
Erzeni përjeton këtë sezon rikthimin në Superiore pas 19 viteve. Shijakasit janë rikthyer mes më të mirëve në futbollin shqiptar, si nënkampion të Kategorisë së Parë. Pavarësisht se me ndryshime të shumta, Erzeni pritet të jetë konkurrues përballë 9 klubeve të tjera.
Nga sezoni i fundit është larguar më shumë se gjysma e skuadrës, teksa Erzeni i kampionatit të ri nuk duket të ketë thuajse aspak ngjasim me atë të vjetshëm. Një nga të mbijetuarit e vetëm është Enk Souza. Mbrojtësi brazilian shihet me perspektivë për të ardhmen.
Poll