
Erzeni me shumë gjasa ka gjetur zëvendësuesin e Nevil Dedes, për pankinën e sezonit të ardhshëm. Shtypi i shkruar tregon se do jetë pikërisht Xhevahir Kapllani në krye të stolit, për edicionin 2022/23
Kujtojmë se Erzeni e siguroi elitën e futbollit shqiptar, si vend i dytë i Kategorisë së Parë. Situata u tensionua me fundin e sezonit, pasi për edicionin e ri po mungojnë afrimet, dhe projekti nuk dihet si do vazhdojë.
Tashmë po vijnë sinjalet e para. Ardhja e Xhevahir Kapllanit, i cili ka qenë ish- portier dhe trajneri i moshave të Teutës, duket hap pozitiv.
Poll