Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ernest GJOKA publikon fotot, trajneri tregon "dashurinë" e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Ernest Gjoka është prej disa kohësh nën drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Ish trajneri i Flamurtarit, Kukësit, Vllaznisë dhe një sërrë ekipesh të njohura në Shqipëri, prej tetorit 2019 është në drejtimin e tetovarëve të Shkëndijës, duke bërë paraqitje të mira në drejtimin e tyre.

Së fundmi, trajneri nga Tirana ka bërë një postim në rrjetin e tij social, teksa duket "i dashuruar" me punën e tij "të re". "Shkëndija mbi të gjitha", shkruan 49 vjeçari në profilin e tij, duke e shoqëruar edhe me disa foto nga aventura në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija renditet e dyta në kampionat, duke siguruar 28 pikë në 18 përballjet e deritanishme. Gjoka ka nëntë ndeshje në drejtimin e tetovarëve, duke siguruar pesë fitore, dy barazime dhe 2 humbje.

Postimi i Gjokës
Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga