Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ernest Gjoka me këmbë të mbarë, Shkëndija kalon në çerekfinale

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Gjoka me këmbë të mbarë, Shkëndija kalon në

Shkëndija e Tetovës ka mposhtur në shtëpi 1-0 Vardarin e Shkupit. Djemtë e Ernest Gjokës kanë fituar minimalisht me një gol të Ibrahimit në të 74 minutë. Ndeshja luhej në kuadër të kupës së Maqedonisë së Veriut. Takimi i parë, zhvilluar në Shkup përfundoi 2-2, çka me këtë rezultat të sotëm tetovarët kualifikohen për në fazën çerekfinale.

Në krye të ekipit shqiptar në Maqedoninë veriore, u vendos vetëm pak javë më parë Ernest Gjoka. Trajneri shqiptar me eksperiencë ishte i përzgjedhuri i presidencës së Shkëndijës, duke parë nisjen jo të mirë të sezonit. Duket se Gjoka e ka nisur mbarë punën në krye të ekipit, pasi me ardhjen e tij skuadra u kthye në rrugën e fitoreve, duke kaluar kështu edhe një tur në Kupën e këtij shteti.   

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga