
Ernest Gjoka është shpallur trajneri më I mirë në Maqedoninë e Veriut. Numri një I pankinës së Shkëndijës ia doli të çojë të tijtë drejt titullit kampion, në një sezon që u pengua më së shumti edhe nga pandemia e coronavirusit.
"Skuadra e tij fitoi në mënyrë dominuese kampionatin. Në fillim të sezonit pati pak vështirësi dhe mozaiku mund të mos ishte ky që është sot, por më pas Shkëndija ia doli të linte shumë pas Shkupin", shkruhet në vlerësimin e medieve maqedone.
Nga ana e tij, Gjoka shprehet se ndihet i vlerësuar. "Ju po më jepni një nder të madh me këtë çmim, të jesh trajneri më i mirë për sezonin e fundit në Maqedoni është vërtet një ndjesi e shkëlqyer. Unë do të doja të theksoja se merita për fitoret dhe ndeshjet e mira u takon lojtarëve të Shkëndijës dhe unë dua të shpreh mirënjohjen time për kushtet e shkëlqyera të punës që morëm nga drejtuesit e klubit", tha Gjoka.