Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ernest Gjoka analizon fitoren e Shkëndijës së Tetovës: 3 pikë që na mbajnë brenda objektivave, ndeshjet në shtëpi nuk duhet t'i diskutojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Gjoka analizon fitoren e Shkëndijës së Tetovës: 3

Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitoja ditën e sotme. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka mundur me rezultatin e thellë 4-1 Makedonija GP.

Imeri shënoi golin e parë të ndeshjes në pjesën e parë, pastaj Neziri, Imeri sërish dhe Zejnulai vulosën fitoren e vendasëve. Për miqtë shënoi Jasaroski, por ky gol shërbeu thjesht për statistik. Me këtë 3 pikësh Shkëndija shkon në kuotën e 35 piiëve. Në fund të ndeshjes për mediat foli dhe trajneri Ernest Gjoka:

Ernest Gjoka: "Fitorja na gëzon sepse na mban në ritëm, na mban brenda atyre objektivave që kemi. Por sigurisht çdo ndeshje është shumë e vështirë, ju shikoni gjithmonë pjesën e dytë, por pjesa e parë ishte e balancuar, sepse edhe kundërshtari na u përgjigj duke kërkuar edhe ata më të mirën. Mendoj se e rëndësishmë është që të mbajmë ritmin, shumë me rëndësi që ndeshjet sidomos në shtëpi nuk duhet t'i vendosim në diskutim për t'i fituar. Ky është problem i madh sepse ne jemi të dënuar për të fituar çdo ndeshje".

Unë mendoj se Shkëndija ka potencialin që të bëjë rotacione dhe të zëvendësojë lojtarët. Një nga problemet që kam pasur dhe një nga gjërat që ndryshojmë në mentalitet është se brenda skuadrës çdo futbollist duhet të ketë një lojtar tjetër zëvendësues. Kjo është një lojë e pastër dhe korrekte e profesionale brenda grupit. Mendoj se ne nuk kemi problem rotacionin sepse çdo lojtar që është te Shkëndija e meriton ta veshë fanellën dhe të luajnë në ato momente që atyre ju jepen. Dhe sot edhe pse kishim mungesa ata që ishin në lojë mendoj se justifikuan veten me punë. Tani duhet të vazhdojmë të mbajmë ritmin, të bëjmë edhe rotacione herë pas here dhe të vazhdojmë drejt për të parë sa më lartë dhe sa më shpejtë, sepse për hirë të vërtetës kundërshtari është shumë larg".

"Jam i kënaqur me Neton sepse nuk është kollaj të vish nga një kulturë ndryshe dhe vend tjetër, me futboll ndryshe dhe të luash në një vend krejtësisht ndryshe.

Unë jam i mendimit se këta lojtarët e rinjë që kanë ardhur nga vende të ndryshme të Europës kanë nevojë për pak kohë për tu përshtatur. Minutazhin duhet t'ua japim gradualisht dhe pastaj duke i parë e duke i testuar dhe duke parë edhe produktin që japin në fushë do të fillojnë të marrin akoma më shumë minuta.

Nuk pajtohem të thuhet se në pjesën e dytë prodhojmë më shumë se sa në të parën. Mos harroni se kur luajmë futboll, ne luajmë me një kundërshtarë përballë dhe çdo kundërshtarë në 45 minutat e para mundohet të japë gjithçka. Po ta shikoni edhe ndeshjen me Sileksin që ishte shumë e vështirë, ishte meritë e Sileksit që nuk na la neve të prodhojmë në pjesën e parë. Edhe sot po të shikojmë me kujdes, ishte meritë e Makedonija Gj.P. që ne nuk mundeshim dot të shkonim të bënim presion lartë te zona e tyre, sepse ata direkt kalonin përpara me top të gjatë dhe ne automatikisht donim apo s'donim do të shkonim prapa dhe kjo është meritë edhe e kundërshtarit. Por sigurisht se puna është se sa do ta mbajnë këtë ritëm të lartë edhe kundërshtarët dhe pastaj gradualisht gjërat marrin vendin e duhur. Prandaj ndeshja është 90-të minuta dhe ndahet në disa pjesë, ku pjesa kryesore e lojës është sidomos nga minuta e 60-të deri në të 90-të. Aty pastaj hyn përgatitja fizike, hyn takika, cilësia e lojtarëve dhe kjo është arsye që ndoshta duket se te Shkëndija nuk ka produkt në pjesën e parë. Nuk është çështje produkti, por është çështje që ne duhet t'i themi edhe kundërshtarit bravo për atë që japin kundër nesh".

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga