
Ndeshja mes Elbasanit dhe Vorës e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë së Parë, ka përfunduar me fitoren e verdhebluve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Vorës, Endri Zjarri.
“Relativisht koha ka qenë jo e shkurtër, por periudhë e ndërmjetme. Për të futur idetë nevojitet edhe pak kohë. Por jam i kënaqur me atë që dha ekipi në fushë, por duhet të jemi pak më agresivë dhe të mos pësojmë gola të lehtë. Këto gola vijnë si rrjedhojë e mospërqendrimit momental. Një mungesë presioni na krijon boshllëqe mbrapa”, tha fillimisht Zjarri.
Nëse do e merrje ekipin nga fillimi?
“Ndoshta do të kisha më shumë kohë për të implementuar modelin e lojës dhe për të qenë më agresiv në mbrojtje”.
Bylis dhe Elbasani?
“Kanë eksperiencën në radhë të parë dhe kanë elementë që kanë luajtur në Superiore, ky është një plus më tepër për këto ekipe”.
Betejë e fortë në Play Off?
“Ndeshja e radhës me Bylis është një test si ky i sotmi. Është një test për të kuptuar ku është niveli ynë dhe ku duhet të shkojmë”.
Ndeshje me të 8-n e Superiores?
“E 8-a e Superiores luan në shtëpi dhe ky është favor për ta. Nëse do kemi fatin të jemi në atë ndeshje, shpresojmë ta tentojmë deri në fund”.