Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

EMOCIONUESE/ Luajti ndeshjen e fundit, talenti i jep lamtumirën skuadrës së njohur (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
EMOCIONUESE/ Luajti ndeshjen e fundit, talenti i jep lamtumirën

Talenti amerikan i Borussia Dortmundit i ka dhënë lamtumirën tifozëve verdhezinj në ndeshjen e parafundit të sezonit në Bundeligë teksa Dortmundi fitoi 3-2 ndaj Fortuna Dusseldorfit duke shpresuar deri në javën e fundit në një mrekulli për të fituar kampionatin pas barazimit të Bayern Munich me Leipzig me rezultatin 0-0.

"Jam shumë i emocionuar sot. Në këtë stadium (Westfalenstadion) kam luajtur shumë ndeshje. Erdha këtu kur isha 15-vjeç. Të shënosh në ndeshjen e fundit para tifozëvë të tu nuk ka ndjenjë më të mirë.

Mbase kam derdhur pak lotë në fillim të ndeshjes, por dua ta shijoj këtë ditë.

Besoj te mrekullia për të fituar titullin në fund. Duhet të kemi kujdes për ndeshjen tjetër, kjo është ajo se çfarë duhet të bëjmë.

Duhet ta kontrollojmë ndeshjen me Borussia Monchengladbach.

Nuk do t'i harrojë kurrë të gjithë këta tifozë. U jam shumë mirënjohës për mundësinë që më dhanë!",
përfundoi futbollisti i ardhshëm i Chelseat.

https://twitter.com/btsportfootball/status/1127269260177354753

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga