
Atletico Madrid sfidon ditën e dielë Barcelonën në takimin e javës së 24 të La Ligas ndërsa Interi do të presë në shtëpi Romën në javën e 26 të Serie A.
Sipas neësport.al, këto janë dy takimet të cilat spikatin për nga rëndësia që mbartin. Interi do të luftojë për një vend në Europë e ndërsa Atletiko për të mbetur e pamposhtur ndaj katalanasve.
Roma e cila mban vendin e dytë në Serie A do të kërkojë ecurinë e rezultateve pozitive duke luftuar për titullin kampion. E vështirë situata edhe në Spanjë për Barcelonën e cila gjithashtu do të kërkojë fitoren e radhës për të kapur madrilenët.
Rruga për titull është akoma e gjatë, por le të shijojmë sëbashku magjinë e futbollit që do na e ofrojnë këto takime.