Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Emërimi i Brdariçit në krye të Shkëndijës, reklamë e mirë për ekipin në mediet prestigjioze gjermane

Shkruar nga NEWSPORT
Emërimi i Brdariçit në krye të Shkëndijës,

Pa ditë më parë është zyrtarizuar si shef i ri i stafit teknik të Shkëndijës, gjermani Tomas Brdariç. 41 vjeçari ka firmosur një kontratë 18-të mujore me opsion vazhdimi nëse palët mbesin të kënaqura, ndërsa me vete ai ka sjellë në klub edhe Armin Friedrich që do të jetë asistent i tij.

Sot, mediet prestigjioze, Bild.de, Express.de, Goal.com, Sportal.de dhe shumë medie të tjera sportive kanë njoftuar emërimin e Brdariçit në radhët e Shkëndijës, duke bërë një reklamë të mirë edhe për skuadrën ku gjermani është pjesë, Shkëndijën.

Emërimi i tij në krye të stafit teknik ka qenë diçka pozitive për vetë faktin se të gjitha mediet që kanë shkruar për këtë kalim të gjermanit në radhët e Shkëndije, kanë folur gjatë edhe për ekipin, duke reklamuar mjaft mirë këtë të fundit.

Ky ka qenë një fillim i mirë i marrëdhënieve mes dy palëve, pasi përveç pritshmërive lidhur me detyrën e re të gjermanit, prezantimi i Shkëndijës në mediet më të mëdha gjermane ka qenë diçka e mirë për klubin.

[gallery columns="1" size="full" ids="72222,72223,72224"]

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga