
Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli. Mbrojtësi shqiptar është në fund të kontratës së tij me skuadrën italiane e me shumë mundësi do të ndryshojë ambient.
Siç raporton “Sky Sport”, Napoli ka gjetur pasuesin e tij dhe në merkaton e verës do firmos më “axurrët”. Bëhet fjalë për Kostas Tsimikas, mbrojtësi i Olimpiakosit që cilësohet një nga talentët premtues të Greqisë.
Skuadra e drejtuar nga Gattuso ishte gati që ta merrte që në merkaton e janarit, por rikthimi I Ghoulam bëri që drejtuesit e klubit të bënin prapaktheu. Me largimin e Hysajt, Tsimikas shihet si pasuesi idela për krahun e djathë.
Poll