Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Elis Bakaj te Vllaznia, flet sulmuesi kryeqytetas

Shkruar nga NEWSPORT
Elis Bakaj te Vllaznia, flet sulmuesi kryeqytetas

Elis Bakaj është pranë nënshkrimit të kontratës me Vllazninë. Sulmuesi kryeqytetas ishte pranë kalimit te bardheblutë, por FIFA bllokoi transferimin e tij te Tirana. Tashmë 29-vjeçari me shumë gjasa do të nisë një aventurë të re futbollistike në Shkodër. Për këtë newsport.al kontaktoi lojtarin, i cili pranoi se është në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare. Bakaj deklaroi që deri nesër paradite do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij.

"Jam në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë. Deri më tani nuk është vendosur asgjë, ndaj nuk mund të them që jam pjesë e shkodranëve. Nesër paradite do të mësohet zyrtarisht e ardhmja ime", përfundoi Bakaj për newsport.al.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga